Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci gjatë ditës së sotme vizitoi fermerë nga komuna e Mamushës. Mamusha ndryshe njihet si një ndër komunat me aktivitetin më të lartë bujqësor, ku fermerët e kësaj ane merren kryesisht me prodhim dhe përpunim të kulturave të ndryshme perimtare.
Me këtë rast, Ministri Peci u shpreh se Republika e Kosovës është shembull i përkrahjes për komunitetet jo-shumicë dhe njëkohësisht Mamusha është sinonimi i prodhimtarisë së perimeve në vend. “Qeveria është e përkushtuar dhe vazhdon të jetë dorë e zgjatur e zhvillimit për fermerët e zellshëm dhe meritorë”, tha Ministri Peci.
Theksojmë se sektorin 1.3 Serra në komunën e Mamushës kanë përfituar 69 përfitues me sipërfaqe prej 19.72 ha dhe me vlerë të mjeteve mbi 4 mln Euro. Ndërsa, në sektorin 1.4 Depo për ruajtjen dhe grumbullimin e pemëve dhe perimeve është një përfitues, projekti i të cilit kap vlerën e mjeteve me mbi 98 mijë Euro me kapacitet të depos prej 405 m2 të mbjellë me perime sipërfaqen prej 6.9 ha.