Peci merr vendimin e parë si Kryetar i Komunës së Mitrovicës së Jugut

Prishtinë | 16 Dhj 2025 | 09:35 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci ka njoftuar se vendimin e parë si kryetar ka marrë themelimin e komisionit për Identifikimin e Nevojave për Fëmijët me Nevoja të Veçanta Arsimore.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjesi ☀️

✍️ Vendimi i parë si kryetar që e mora është themelimi i komisionit për Identifikimin e Nevojave për Fëmijet me Nevoja të Veçanta Arsimore.

Ky komision do identifikojë me saktësi nevojat e nxënësve, me fokus ata me vështirësi në të nxënë dhe me nevoja të veçanta.

Pasqyra më e mirë e një shoqërie është se si iu qaset këtyre kategorive ❤️.

Të ngjashme