Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, në 25-vjetorin e Betejës së Kosharës ka thënë se zemra të çahet në dysh kur njeriu sheh ditëlindjet e dëshmorëve atje.
Peci, shton se Toka e Kosovës është e njomur me gjakun e lirisë dhe është atdheu më i shenjtë në këtë botë, raporton Ekonomia Online.
“E sërish zemra të bëhet e madhe, kur kujton se në gjirin e këtij populli lindën Agim Ramadani, Sali Çeku, Xhemajl Fetahu dhe trimat krah tyre”, ka thënë ai ndër tjera.
Postimi i plotë:
25 VJETORI I BETEJËS SË KOSHARES
Toka e Kosovës e njomur me gjakun e lirisë, është atdheu më i shenjtë në këtë botë.
Zemra të çahet në dysh kur njeriu sheh ditëlindjet e dëshmorëve të Koshares. S’gjen dot fjalë për të ngushëlluar familjarët e tyre.
Një kambanë e fuqishme për çmimin e lartë të lirisë që nuk duhet ta humbasim kurrë më.
E serish zemra të bëhet e madhe, kur kujton se në gjirin e këtij populli lindën Agim Ramadani, Sali Çeku, Xhemajl Fetahu dhe trimat krah tyre.
LAVDI!