Peci në Isniq inspekton implementimin e granteve, bujqit zotohen për rritje të kapaciteteve prodhuese

Deçan | 04 Kor 2023 | 14:31 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në vazhdën e vizitave te fermerët, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka qëndruar në fshatin Isniq, ku është pritur nga fermeri Safedin Bajraktaraj.

Ai është përfitues i një granti në vlerë prej 76 mijë eurove për ndërtimin e një depoje për ruajtjen e mollëve, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast, pas vizitës që i bëri plantacionit të mbjella me molla, Peci u zotua për përkrahjen e bujqve. Madje sipas tij, meritokracia do të jetë motiv i punës së tyre.

“Jemi në Isniq për të parë nga afër njërin nga përfituesit e projekteve të granteve të vitit 2022, në të cilën procesi i implementimit është këtë vit”.

“Bashkë me Safedinin bëmë një bashkëbisedim për të parë nga afër që është kultivues i mollës dhe njëkohësisht është përfitues i grantit në vlerë prej 76 mijë euro në ndërtimin e depos për ruajtjen e frutave. Neve na gëzon fakti që gradualisht ne po synojmë që përkrahja ta ketë vizionin dhe ndërtimin e plantacioneve të reja, krijimit të pikave grumbulluese ose depove”, u shpreh Peci.

E përfituesi i këtij granti, Safedin Bajraktaraj, falënderoi ministrin Peci për vizitën që i bëri, me ç’rast u shpreh i kënaqur edhe me mbështetjen që ka marrë nga Ministria e Bujqësisë, duke u zotuar se do të punojë në ngritjen e kapaciteteve prodhuese.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme