Peci në ShBA, do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

Prishtinë | 26 Tet 2023 | 10:59 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, gjatë vizitës së tij zyrtare në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sot gjatë ditës do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së Çmimit Botëror për Ushqim që organizohet nga Fondacioni “World Food Prize”, që konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme për bujqësinë në botë.

Në kuadër të kësaj vizite, gjatë ditëve të ardhshme, Ministri Peci do të zhvillojë takime të nivelit të lartë me përfaqësuesit e këtij shteti, përfshirë këtu takimin me Guvernatoren e Iowes, Kim Reynolds dhe Sekretarin për Bujqësi të Iowes, Mike Naig, ku në takime të ndara me secilën prej këtyre zyrtarëve do të diskutohet rreth bashkëpunimit të mëtutjeshëm në sektorin e bujqësisë përmes programeve e projekteve të ndryshme bujqësore.

Po ashtu, Ministri Faton Peci, do t’i njoftojë ata edhe me të arriturat dhe sfidat në bujqësi, dhe impaktin që ajo ka dhe mund të ketë në ekonominë e vendit. 

Të ngjashme