Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, nuk është çuditur me numrin e madh të votave që ka marrë në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ai ka bërë me dije se ka punuar për këto vota
Në emisionin “Blic Interview”, Peci ka treguar puna e tij si ministër në dikasterin e Bujqësisë ka ndikuar në listën e VV-së të renditet i treti me mbi 132 mijë vota.
“Ka mujt me ndiku për shkak se janë 30 mijë fermerë që në baza vjetore marrin përkrahje prej Ministrisë së Bujqësisë. Të gjithë ata e dinë që unë ua kam larguar ‘lakun e korrupsionit prej fytit’ që e kanë pas. Kjo pa dyshim që ka patur një efekt dhe ka patur efekt edhe në tentativën e disa mediave për me mi dhënë disa epitete të një personi që ka ushtru ndikim tek mënyra e dhënies së përkrahjes. Ky 30 mijë qytetarëshi në nivel të Kosovës ka diskutu edhe në baza ditore edhe javore edhe mujore edhe vjetore me familjarët dhe të gjithë ata partnerët që bashkëpunojnë edhe operojnë”, ka thënë Peci, duke shtuar se për punë e tij e kanë lavdëruar edhe zyrtarët e partive opozitare.
“Kam tregu edhe fermerë që më kanë thënë jam në strukturat e PDK-së por ta ‘heq kapelen’ për mënyrën e drejtimit të Ministrisë së Bujqësisë. Unë kam jam bërë Ministër i Bujqësisë e kam patur objektivin e qartë…. e para është që unë në baza ditore udhërrëfyes e kam sakrificën e njerëzve që kanë vdek për Kosovën. Unë çdo mëngjes kur e veshi setrën edhe nisa në drejtim të Ministrisë mua setra më vjen tepër rëndë edhe ua kam thënë shpesh stafit kur kam fillu punën dhe nuk kam folur shumë për kete teme sepse është abuzu shumë. E kam fjalën për kategorinë e njerëzve që kanë vdek për Kosovën, për dëshmorët në radhë të parë, por edhe për martirët por edhe për fëmijët e Kosovës që kanë vdekur për këtë vend”, ka thënë ai, raporton “Gazeta Blic”.