Peci për marrjen në pyetje në polici: Të zbardhet çdo detaj, jam i hapur dhe bashkëpunues

Prishtinë | 29 Maj 2025 | 11:21 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, pak para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, foli për marrjen në pyetje nga Njësiti për Krime Ekonomike të Policisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

“ Ajo që raportojnë mediat nuk e marrë hiç seriozisht, as si të vërtetë. Është interes i Kosovës, në radhë të mirë interes për mua që të zbardhet çdo detaj për pretendimet që i kanë ngritur mekanizmat e drejtësisë.
Unë jam i hapur dhe bashkëpunues. Libër i hapur për çdo veprim si ministër”, tha Peci.

Të ngjashme