Peci për takimin e presidentes me partitë: Shpresoj të dilet me propozim për rrugëzgjidhje

Prishtinë | 15 Maj 2025 | 11:47 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, foli për takimin e presidentes Vjosa Osmani me partitë politike. Ai tha se shpreson se nga ky takim të dilet me propozim për rrugëzgjidhje, raporton Ekonomia Online.

“Qëllimi i takimit është arritja e një marrëveshjeje për dakordim dhe konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Në momentin kur Kurti ka ftuar partitë politike opozitare për të marrë pjesë në një diskutim, ky takim ka pasur për synim arritjen e një marrëveshjeje për dakordim dhe konstituimin e Kuvendit.

Nuk mund të paragjykoj se cili do të jetë epilogu. Uroj dhe shpresoj nga nga ai takim të dilet me propozim që të jetë rrugëzgjidhja”, tha Peci.

Të ngjashme