Ministri Faton Peci, ka përfunduar intervistimin e tij nga krimet ekonomike, raporton Ekonomia Online.
Këtë e kanë bërë të ditur burimet brenda Krimeve Ekonomike. Të njejtit kanë njoftuar se ministri Peci ka kryer intervistimin para 30 minutave dhe se ai ka dalur nga hyrjet tjera të objekteve të policise duke ju shmangur mediave.
Peci po intervistohej nga Prokuroria Speciale në cilësinë e të pandehurit.
Kjo është konfirmuar zyrtarisht për Ekonomia Online nga vetë Prokuroria, e cila ka bërë të ditur se intervistimi është ende në vazhdim.
“Po, mundemi me konfirmu se po intervistohet si i dyshuar”, tha në konfirmim.