Peci po intervistohet si i pandehur për rastin e fabrikës së mbetjeve shtazore

Prishtinë | 27 Maj 2025 | 18:29 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, po intervistohet nga Prokuroria Speciale në cilësinë e të pandehurit.

Kjo është konfirmuar zyrtarisht për Ekonomia Online nga vetë Prokuroria, e cila ka bërë të ditur se intervistimi është ende në vazhdim.

“Po, mundemi me konfirmu se po intervistohet si i dyshuar”, tha në konfirmim.

Ndërkohë, që nga orët e hershme të mëngjesit të së hënës, janë ndërmarrë bastisje në disa institucione shtetërore, përfshirë Ministrinë e Bujqësisë, Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Agjencinë e Veterinarisë. Po ashtu, është bastisur edhe kompania që ka fituar tenderin për projektin “Funksionalizimi i objekteve për përpunimin e produkteve shtazore”.

Të ngjashme