Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për faturat e kulturave bujqësore dhe flet magazinat, raporton Ekonomia Online. Në prezantimin e këtij Projektligji, ministri i Bujqësisë, Faton Peci, tha se qëllim është krijimi i një baze ligjore drejtë përmirësimit të politikave për menaxhim të qëndrueshëm financiar te fermerët.
“Qëllimi i projektligjit të faturave të kulturave bujqësore dhe flet magazinat është krijimi i një baze ligjore drejtë përmirësimit të politikave për menaxhim të qëndrueshëm financiar te fermerët. Kjo do të përcaktojë faturat e kulturave bujqësore dhe flet magazinat si instrument financiar për të siguruar financimin e kapitalit, sigurimin e sektorit të bujqësisë. Projektligji gjithashtu synon përcaktimin e një baze ligjore dhe ekonomike, parimin e rregullave të përgjithshme e kështu më radhë”.
“Për të zhvilluar më tej sektorin e bujqësisë dhe për të ofruar më shumë stimuj për fermerë në mënyrë që ata të pajisen me instrumente adekuate financiare, që do të mundësonte atyre të rrisin qasjen në financa është e nevojshme të rregullohen dy instrumentet e propozuara: faturat e kulturave bujqësore dhe flet magazinat”, tha Peci.