Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka bërë të ditur se i janë kthyer shtetit afër 10 hektarë që ishin tjetërsuar tek pjesëtari i komunitetit serb Mitar Blagojevic, raporton Ekonomia Online.
Sipas Pecit, mekanizmat e drejtësisë kanë verifikuar që procesi i bartjes është bërë nga vendime të falsifikuara duke u thirrur në një vendim të vitit 1976, Mitar Blagojevic mes të tjerash ka deklaruar:
Postimi i plotë:
“Kurrë në jetë nuk kam pasë tokë vetëm kur e pash që mi kanë bartur 10 hektarë” – Mitar Blagojevic, Pejë. Mirëmengjesi Kosovë!
Pronës shtetërore i kthehen afro 10 hektarë të tjerë të tokës së tjetërsuar, në afërsi të Kullës së Ministerit në Pejë (Qyshk).
Falsifikatorët, tjetërsuesit dhe zhvatësit e shoqërisë kosovare, kishin tjetërsuar hapsirën prej 9,6 hektarë, duke vazhduar kështu traditën tashmë të njohur të tjetërsimit të pronës shtetërore, në këtë rast tek pjesëtari i komunitetit serb Mitar Blagojevic.
Pasi mekanizmat e drejtësisë kanë verifikuar që procesi i bartjes është bërë nga vendime të falsifikuara duke u thirrur në një vendim të vitit 1976, Mitar Blagojevic mes të tjerash ka deklaruar:
“Kurrë në jetë nuk kam pasë tokë, vetëm kur e pash që mi kanë bartur 10 hektarë”.
Guximi, parimësia dhe angazhimi ynë për rend, ligj dhe dekriminalizim po sjellin frytet e saja.
Vazhdojmë tutje…