Peci reagon për hedhjen e dy granatave mbrëmë në stacionin e Policisë: Ky është një akt i papranueshëm

Prishtinë | 27 Nën 2024 | 14:00 | Nga Ekonomia Online

Gjatë orëve të vona të natës të martën në Komunën e Zveçanit janë hedhur dy granate dore në oborrin e stacionit të Policisë.

Fatmirësisht, policia ka bërë të ditur se përveç dëmeve materiale nuk ka pasur të lënduar.

Mirëpo, për këtë çështje, kryetari i kësaj Komune, Ilir Peci, ka reaguar ku ka thënë se e dënon ashpër aktin e shpërthimit që ka ndodhur mbrëmë në oborrin e policisë.

Ai tha se ky është një akt i pa pranueshëm dhe kërcënim serioz ndaj sigurisë publike.

Peci, ka thënë se si kryetar i asaj komune do të angazhohet për të siguruar se do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe për të mbështetur institucionet e rendit dhe ligjit, përcjell Ekonomia Online.

Reagimi i plotë i tij:

Të ngjashme