Peci: Rriten subvencionet për bujqësi organike e bagëti – Për buallicat qumështore dyfishohet në 180 euro

Prishtinë | 12 Jan 2024 | 17:46 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka njoftuar se gjatë vitit 2024 kanë rritur shumën e subvencionimit për bujqësinë organike, për buallicat dhe bagëtitë e imëta, raporton Ekonomia Online.

Shuma e subvencionimit për buallica qumështore nga 90 euro për krye, do të dyfishohet në 180 euro.

“Si synim i agjendës së gjelbër dhe angazhimeve tona në reformë në politika dhe legjislacion do të vazhdojmë me rritjen e përkrahjes për bujqësinë organike. Sipërfaqet e deritanishme që kanë qenë nga 50 euro për hektar do të rrisim nga 50 në 100, ndërsa këtë vit me Programin e vitit 2024 do ta rrisim nga 100 euro në 250 euro për hektar”, tha Peci.

Mes tjerash, do të subvencionohen dhe 5 bimë aromatike, të cilat kanë shënuar rritje të eksportit.

“E gjitha puna, mundi e djersa e fermerëve do të realizohen të gjitha pagesat sikurse kanë qenë vitet 2022 dhe2023. Ne besojmë që puna angazhimi i mirë dhe transparenca që na ka shoqëruar dhe meritokracia në dy vitet e fundit do të vazhdojë më një përkrahje edhe më cilësore edhe për vitin 2024”, ka deklaruar Peci.

Çdo dhi do të subvencionohet me 30 euro, ndërsa mështjerrat me 50 euro.


Të ngjashme