Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, takoi homologun e tij maqedonas, Ljupço Nikolovski, me të cilin folën rreth mundësive të bashkëpunimit.
Peci tha se me Nikolovskin u dakordaun që të thellohet bashkëpunimi ndër-institucional duke hartuar projekte të përbashkëta ndër-kufitare me qëllim të fuqizimit ekonomik të bujqve që jetojnë rreth zonës kufitare Kosovë – Maqedoni e Veriut.
“Njëherit, ramë dakord për shkëmbim eksperiencash në hartimin e politikave, përafrimin e tyre me ato të BE-së, heqjen e barrierave jo-tarifore, rritjen e kontrollit kufitar me qëllim ruajtjen e sigurisë ushqimore, hartimin e përbashkët të politikave pyjore, si dhe krijimin e një grupi teknik-administrativ i cili do t’i bartë më tutje frerët e hartimit dhe implementimit të marrëveshjeve që do vijojnë mes institucioneve tona”, është shprehur Peci, transmeton Klankosova.tv.
Të dy ministrat, u zotuan të kultivojnë marrëdhënie miqësore që popujt kanë mesë vete, dhe të hapin rrugë drejt forcimit të pozitës së bujqve të të dyjave vendeve.