Peci tregon se kur do t’ia dorëzojë Miloviqit detyrën për drejtimin e Zveçanit

Prishtinë | 05 Dhj 2025 | 16:01 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i deritanishëm i Zveçanit, Ilir Peci ka folur për procedurat e transferimit të kompetencave tek drejtuesi i ri kësaj komune, Dragisha Miloviq.

Peci në një prononcim për media tha se diçka e tillë pritet të bëhet të hënën.

“Disa detaje jemi duke iu shpjeguar, jemi në procedura. Ende nuk kemi ardhur te pranim/dorëzimi, sipas të gjitha gjasave do të ndodhë të hënën rreth orës 10:00”, tha Peci.

Miloviq u betua sot si kryetar i ri i Zveçanit, gjersa premtoi bashkëpunim me të gjitha institucionet ndërkombëtare dhe lokale që veprojnë në Kosovë, përfshirë KFOR, EULEX, OSBE dhe MAPL.

Përpos tij, pushtetin në komunat në veri e morën Milan Radojeviq në Mitrovicë të Veriut, në Zubin Potok, Millosh Perovi,  kurse Komunën e Leposaviqit e mori nën drejtim Zoran Tadiq.

Të ngjashme