Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, sot ka vizituar pompën e derivateve e cila në mesnatë ka ndodhur një shpërthimi, raporton Ekonomia Online.
Përmes një postimi në Facebook, Peci ka thënë se këtë akt dhe personat të cilët shkaktuan incidentin e dënon Komuna e Zveçanit.
Po ashtu, kryetari ka falënderuar gatishmërinë dhe profesionalizmin e Policisë së Kosovës.
“Komuna e Zveçanit dënon këtë akt dhe personat të cilët e shkaktuan incidentin. Kryetari i komunës ishte në vendin e ngjarjes për të parë gjendjen dhe për të falënderuar”.
“Policinë e Kosovës për gatishmërinë e tyre dhe profesionalizmin e treguar në çdo moment”, ka thënë Peci.