Pedri është përfshirë në formacionin startues të Spanjës për t’u përballur me Japoninë në gjysmëfinale në Lojërat Olimpike të Tokios, që do të thotë se ai ka barazuar rekordin për numrin e ndeshjeve të luajtura në një sezon me 72 gjithsej.
Bruno Fernandes e mbante këtë rekord deri më sot 3 gusht, por ai tani do të duhet të ndajë këtë me talentin e Barcelonës, Pedrin.
Në moshën 18 vjeç, Pedri nuk do të harrojë sezonin e tij debutues si lojtar i Barcelonës, pasi ka luajtur 37 ndeshje në LaLiga Santander, gjashtë në Copa del Rey, dy në Superkupën e Spanjës dhe shtatë në Ligën e Kampionëve, si dhe 20 ndeshjet me Spanjën , të ndara mes të rinjve nën 21 vjeç dhe më pas skuadrës së të rriturve në Kampionatin Evropian dhe Olimpiadën.
Ai pritet ta thyejë këtë rekord pasi do të luajë në finale të Lojërave Olimpike të “Tokyo 2020” ndaj Brazilit më 7 gusht