Pedro Gonzalez Lopez, i njohur si Pedri, ka shkruar historinë me paraqitjen kundër Zvicrës në “Euro 2020”.
Mesfushori i Barcelonës është bërë futbollisti më i ri që paraqitet në një çerekfinale të një Kampionati Evropian, 18 vjet e 215 ditw.
Ai theu rekordin e legjendës së Anglisë, Wayne Rooney, që kishte vendosur më 2004.
Ai ishte bërë futbollisti më i ri që luan në një çerekfinale kur kishte zbrtitur në fushë në moshën 18 vjeçare e 244 ditë, në sfidën kundër Portugalisië.
Pedri u ble nga Barça vitin e kaluar për 5 milionë euro.
Askush nuk e njohu dhe nuk priti shumë nga ai, por Ronald Koeman ia besoi vendin e titullarit gjatë gjithë sezonit të kaluar ndërsa këta po e bën tani edhe Luis Enrique te Spanja, një mesazh i qartë se pas mesfushorëve klas që kishte Spanjë, Iniesta, Alonso, Xavi etj, po vjen një tjetër si Pedri.