Ndërsa pritet të kuptohet nëse dhe kur do të rinisin garat e futbollit, skuadrat tashmë kanë filluar të përgatiten për dritaren e ardhshme të merkatos.
Roma, skuadra italiane që kërkon të kthehet edhe më konkurruese sezonin e ardhshëm, i ka hedhur sytë nga Pedro Rodriguez, që është drejt përfundimit të kontratës me Chelsea-n.
Sulmuesi spanjoll duke parë që qershori po afron, po mendon seriozisht për të ardhmen.
“Më duhet të flas me klubin, kam një kontratë deri më 30 qershor,” – zbuloi ai në një intervistë dhënë për “El Larguero” të “Cadena SER.” – “Jam i hapur për të dëgjuar oferta të tjera”.
Ndërsa në lidhje me krizën e Koronavirusit, ish-sulmuesi i Barcelonës u shpreh:
“Kur sheh që shumë lojtarëve janë infektuar, si Pepe Reina, dhe që ju tregojnë se sa e keqe ishte … Ne duhet së pari të kemi prioritet shëndetin dhe të shohim se si mund të ecim përpara. Shpresojmë të jemi në gjendje t’i kthehemi normalitetit, ndonëse nuk e dimë se sa do të ndikojë pasi të kthehen garat”.