Pejanët e presin Ponten e therandasit Rahovecin, në duelet e treta gjysmëfinale të “play-offit” të FIVE STAR Superligës së Kosovës në basketboll.
Peja dhe Golden Eagle Ylli do t’i zhvillojnë në shtëpi duelet e treta gjysmëfinale të “play-offit” në FIVE STAR Superligën e basketbollit.
Aktualisht, seria e ndeshjeve në dy çiftet gjysmëfinale është e barabartë 1-1, shkruan Gazeta Express.
Andaj, pejanët dhe therandasit do të mundohen t’i regjistrojnë fitoret e dyta në këtë fazë, respektivisht të parat në shtëpi.
Verdhezinjtë u mposhtën nga Ponte Prizreni në sekondat e fundit dhe pas vazhdimeve në duelin e dytë gjysmëfinal.
Ndërkaq, therandasit e fituan përballjen e dytë me Rahovecin në udhëtim duke barazuar gjithçka.
Mirëpo, as Rahoveci e Ponte Prizreni nuk do të rrinë duarkryq.
Edhe këto skuadra i kanë bërë llogaritë e tyre dhe po ashtu e kanë objektiv shkuarjen tutje.
E tash, e premtja do ta përcaktojë skuadrën që do t’i afrohet edhe më shumë finales së madhe.
Siç dihet, ekipi që i fiton tri ndeshje e siguron kualifikimin në finale.