Peja ndan 100 mijë euro për përballje me Coronavirusin

Prishtinë | 27 Mar 2020 | 10:40 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Pejës ka ndarë 100 mijë euro për tu përballur me situatën me pandeminë COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë komuna, përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook.

“Shqyrtimi i propozimit të Kryetarit të Komunës dhe Drejtorisë për Buxhet e Financa të Komunës së Pejës, për transferim të mjeteve financiare ne vlerë prej 100 mijë euro nga kodi i Investimeve kapitale ne kodin për emergjenca, si nevojë për tu përballur me situatën me pandeminë e COVID-19”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i tij i plotë:

Mbahet takimi jashtëzakonshëm i Kuvendit të Komunës

Kuvendi i Komunës në Pejë mbajti takimin e jashtëzakonshëm të kryesuar nga Dr.Islam Husaj,ku në prezencën e Kryetarit te Komunës, Drejtorit te Financave, mediave dhe qytetarëve të interesuar u diskutua për piken e vetme te rendit te ditës:
Shqyrtimi i propozimit të Kryetarit të Komunës dhe Drejtorisë për Buxhet e Financa të Komunës së Pejës, për transferim të mjeteve financiare ne vlerë prej 100 mijë euro nga kodi i Investimeve kapitale ne kodin për emergjenca, si nevojë për tu përballur me situatën me pandeminë e COVID-19.
Pas disa diskutimeve dhe sqarimeve nga Drejtori i Financave z.Jeton Abazaj, ky propozim u aprovua unanimisht nga deputetet e pranishëm.

Fotografia e Komuna Pejë
Fotografia e Komuna Pejë
Fotografia e Komuna Pejë
Fotografia e Komuna Pejë

Të ngjashme