Këtë mesjavë po luhen ndeshjet e mbetura të xhiros së 20-të të FIVE STAR Superligës së Kosovës në basketboll
Liga elitare e basketbollit kosovar vazhdon me orar të ngjeshur.
Sonte do të zhvillohet super-sfida në mes të Pejës dhe Golden Eagle Yllit.
Në fakt, bëhet fjalë për ndeshjen e mbetur të xhiros së 20-të, shkruan Gazeta Express.
Paraprakisht, mbrëmë Ponte Prizreni e mundi Bashkimin me rezultat bindës.
Kurse, sonte sfidohen skuadrat që synojnë të përfundojnë sa më lartë në tabelë.
Pejanët deri tash i kanë 12 fitore dhe tetë humbje dhe momentalisht e zënë vendin e katërt, ndërsa therandasit kanë 13 fitore dhe shtatë humbje dhe për momentin janë në vendin e tretë.
Java 20
E mërkurë
19:00 Peja – Golden Eagle Ylli