Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje në Pejë, një grua ka raportuar se persona të panjohur ia kanë vjedhur nga oborri i shtëpisë veturën e tipit “Audi A4”.
Sipas saj, brenda veturës ka pasur dokumente të rëndëisshmë të familjes si pasaporta të fëmijëve të lëshuara nga një shtët tjetër.
Nuk raportohet për ndonjë të arrestuar.
Njoftimi i plotë i policisë:
VJEDHJE E RËNDË/Pejë 31.08.2020 – 03:00. Viktima femër Kos. ka raportuar se gjatë natës nga oborri i shtëpisë i është vjedhur vetura e saj Audi A4. Sipas ankueses në veturë ka pasur dokumentet e veturës si dhe shumë dokumente të rëndësishme të familjes, si pasaporta te fëmijëve të saj të lëshuar në një shtet tjetër. Rasti nën hetime.