Pejani kapet me 14 qese marihuanë

Prishtinë | 27 Tet 2019 | 15:58 | Nga Ekonomia Online

Arrestohet një person në Pejë.

Një person është arrestuar në rrugën për te Lugu i Butë në Pejë, pasi që gjatë kontrollit në automjetin e tij janë gjetur dhe konfiskuar katërmbëdhjetë qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 18.08 gram.

Nga njësiti i hetimeve është kontrolluar shtëpi e të dyshuarit ku janë gjetur dhe konfiskuar edhe një pistoletë e tipit TT, me pesëmbëdhjetë fishek.

I dyshuari i është dorëzuar kompetente në Pejë dhe nga të njëjtit është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme