Një burrë në Pejë ka njoftuar policinë se persona të panjohur më 3 shtator, për motive ende të panjohura kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të djalit të tij.
Në raportin policor thuhet se viktima sipas ankuesit ka pësuar lëndime, por tretman mjekësor nuk dihet nëse ka pranuar pasi sipas ankuesit I njëjti nga frika ka rezervuar biletën e aeroplanit dhe është larguar.
“Njësitet në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar 2 fishekë dhe 2 gëzhoja cal-7.62 mm. Viktima nuk ka qenë i çastshëm për njësitet policore për t’u intervistuar. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar”, thotë më tej policia.