Policia ka arrestuar dy persona në Pejë, pasi dyshohet se kanë penguar dhe kanosur zyrtarët policorë.
Sipas policisë, njëri nga të dyshuarit ka dëmtuar një xham të veturës së policisë.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që fillimisht kanë penguar punëtorët e operatorit ekonomik të kontraktuar nga komuna e Istogut, për kryerjen e disa punimeve, nën pretendimin se ajo pronë është e të dyshuarve, pastaj kur zyrtarët policorë kanë intervenuar janë penguar dhe janë kanosur nga të dyshuarit”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.