Pejë: Babai rrahë vajzën, arrestohet i dyshuari

Prishtinë | 10 Sht 2023 | 09:57 | Nga Ekonomia Online

Në qytetin e Pejës një femër ka raportuar pranë organeve të sigurisë se është sulmuar fizikisht nga babai i saj.

Fillimisht ajo ka pranuar tretman mjekësorë, ndërsa i dyshuari pas arrestimit dhe intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Pejë 08.09.2023 – 15:00. Viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga babai. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” thuhet në raportin e policisë.

Të ngjashme