Pejë: Dyshohet se zyrtarit të ShKK-së armën ia vodhi vëllau

Prishtinë | 28 Tet 2024 | 09:16 | Nga Ekonomia Online

Të shtunën në mbrëmje ka ndodhur një rast në fshatin Vitomoricë të Pejës.

Një person e ka vërejtur se atij po i mungonte arma zyrtare.

Me këtë rast, menjëherë ai e ka njoftuar policinë, të cilët i kanë nisur hetimet për këtë rast.

Klankosova.tv merr vesh se i dëmtuari në këtë rast, zyrtar i Shërbimit Korrektues i Kosovës ka thënë se dyshimet i ka në vëllain e tij, i cili  kishte dalur nga shtëpia pa ndonjë paralajmërim.

Ky i fundit po kërkohet nga policia.

Të ngjashme