Persona të panjohur kanë kryer një vjedhje në QKMF të Pejës.
Një grua ka njoftuar policinë se nga arka e pagesave janë vjedhur rreth 60 euro.
Sipas saj dyshohet se persona të panjohur kanë hyrë përmes dritares së objektit. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.