Dy stalla kafshësh janë djegur mbrëmë në rajonin e Pejës.
Njëri rast ka ndodhur në Lebushë të Deçanit ku pronari ka raportuar në Polici se i është përfshirë nga zjarri stalla e bagëtive, njofton Klan Kosova.
Njësia e zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin, ndërsa ende nuk dihet vlera e dëmit.
Por ndryshe ndodhi në fshatin Brolic të Pejës ku pronari ka treguar se nipat e tij duke ndezur fishekzjarrët aksidentalisht i kanë vënë zjarrin stallës së tij.
Njësia e zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin, ndërsa vlera e dëmit është rreth 4000 euro.