Pejë: S’e kishin parë qe 3 ditë, kur e thyejnë banesën e gjejnë të vdekur

Pejë | 05 Sht 2019 | 22:15 | Nga Ekonomia Online

Një 76-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij në Pejë. Policia dhe zjarrfikësit e kanë thyer derën dhe kanë gjetur trupin e pajetë, pasi ishin lajmëruar nga nipi i viktimës E.I. i lindur me 1943.

Policia ishte informuar sot rreth orës 14:30, nga një person se në rrugën “Bill Clinton” në Pejë, axha i tij tani viktimë ka tri ditë që nuk ka dalë nga banesa dhe në korridorin e banesës kundërmon aromë e keqe.

Njësitet policore të Stacionit Policor Pejë, së bashku me ekipin mjekësor dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes, nga njësitet e zjarrfikëseve është hapur dera e banesës me forcë pasi që ishte e mbyllur, në njërën nga dhomat është vërejtur viktima, E.I. i lindur me 1943, nga ekipi mjekësor është konstatuar se viktima është pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të Policisë së Kosovës, Sektori i Hetimeve Rajonale DRP Pejë, lidhur më ketë rast është konsultuar Prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet për autopsi.

Trupi i pajetë i viktimës rreth orës 18:40 është tërhequr nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Në bashkëpunim me Prokurorin e shtetit rasti është cilësuar si “hetim i vdekjes”.

Të ngjashme