Skiatorja bullgare Eva Vukadinova përjetoi një fat të keq në Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin.
Bullgarja është tronditur në Lojërat Olimpike Dimërore sepse një punëtore në pistën e Pekinit i prishi garën e saj të skijimit alpin.
Me shumë fat, Vukadinova mbeti e padëmtuar dhe mori një shans të dytë për të zbritur, por asgjë nuk ishte njësoj…
E inatosur dhe e pikëlluar ka bërë të ditur vetë ajo në rrjetet sociale. “Nuk mund ta besoj atë që më ndodhi”, filloi rrëfimin e saj skiatorja bullgare.
“Së pari, shumë emocione po më kalojnë në këtë moment, as nuk mund ta përshkruaj se si u ndjeva pas atij udhëtimi të parë.
Mendova: “Pse mua?”, “Pse nuk ndodhi me asnjë nga 30 vajzat tjera?”, “A mund t’i ndodhë ndonjërës prej tyre?”, “A është fare e drejtë?”.
Nuk e di përgjigjen e duhur për këto pyetje. E vetmja gjë që di është se kam bërë ski shumë mirë edhe me një dorë të thyer. E tregova veten se mundem, se jam e fortë, se mund të bëj gjithçka”, ka thënë Eva Vukadinova.
🤨 Improbable ! En pleine manche, Eva Vukadinova 🇧🇬 s'est arrêtée après avoir croisé… un membre de l'organisation sur la piste ! pic.twitter.com/rpzoPFBaKC
— Eurosport France (@Eurosport_FR) February 9, 2022