Pele i dërgon dhuratë Mbappes

Prishtinë | 24 Sht 2018 | 10:31 | Nga

Kylian Mbappe shpesh është konsideruar si Pele i ri, i cili e ka pranuar një fanellë të nënshkruar nga legjenda e futbollit dhe Brazilit.

Kylian Mbappe shpesh është konsideruar si Pele i ri, i cili e ka pranuar një fanellë të nënshkruar nga legjenda e futbollit dhe Brazilit.

Ylli francez e ka publikuar fanellën e pranuar nga Pele pasi ky i ndoqi hapat e ikonës së Brazilit për ta fituar Kupën e Botës, transmeton Gazeta Express.

Mbappe i shëno katër gola gjatë Kampionatit Botëror të mbajtur në këtë verë në Rusi, duke e përfshirë edhe golin e tij në finalen e madhe kundër Kroacisë, që e fitoi Franca me rezultatin 4-2.

19-vjeçari u bë i riu i parë në botë që ka shënuar më shumë se një gol në Kupën e Botës që nga Pele, i cili i shëno dy gola në finalen kundër Suedisë në vitin 1958.

Pele ia dërgoi një dhuratë Mbappes, i cili e publiko pastaj në rrjetin e tij social të Twitterit.

“Faleminderit për këtë super dhuratë, Mbret”, kështu shkroi në Mbappe pas dhuratës së marrë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme