Legjenda e Brazilit, Pele, e ka pranuar se do ta zgjidhte kapitenin e Barcelonës, Lionel Messi, si partnerin e përkryer për të luajtur futboll, duke shtuar se sulmuesi argjentinas është lojtari më i kompletuar i kohës moderne.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë vlerësohet nga shumë persona si ndër lojtarët më të mirë në histori të këtij sporti.
Për shumë të tjerë, Messi është ngritur edhe mbi lojtarët legjendarë si Pele dhe Diego Maradona, kur bëhet fjalë për lojtarin më të mirë të të gjitha kohëve.
I pyetur nga Gazzetta dello Sport se cili është lojtari nga vitit 2019 me të cilin do të dëshironte të luajë, Pele tha: “Leo Messi”.
“Nëse ne dy do të ishim në të njëjtin ekip, kundërshtarët do të duhej të brengoseshin për t’i ndalur dy lojtarë, jo vetëm një!”, theksoi ai.
“Sot, Messi është lojtari më i kompletuar”, përfundoi ai.