Legjendari Pele është në gjendje të rëndë fizike dhe mezi po ecën me ndihmën e patericave, njoftojnë mediat braziliane.
Pas publikimit të dokumentarit për Pelen, ku shihej në karrocë, publiku është shokuar.
“Pele mezi po lëviz. I duhet që një pjesë të madhe të kohës ta kalojë në karrocë. Me shëndet nuk është më së miri. Por besoj se babai i jonë do të fitojë edhe këtë ndeshje”, ka thënë i biri i Peles, Edinho.
Pele 80 vjeç, gjerësisht vlerësohet si një prej lojtarëve më të mirë në histori të futbollit.