Sulmuesi italian Graziano Pelle është përforcimi më i ri i ekipit nga Serie A, Parma kanë raportuar të premten mediumet italiane. Pelle i është bashkuar Parmas disa ditë pas përfundimit të afatit kalimtar të janarit pasi ka qenë lojtari i lirë. Ai më herët kishte shkëputur kontratën me ekipin Shandong Luneng pasi vendosi që të kthehet në Evropë pas gati pesë vjetësh në Kinë.
Pelle 35-vjeçar ka firmosur kontratë me Parman deri në fund të këtij edicioni me mundësi vazhdimi deri vitin tjetër kurse gjithçka do të bëhet zyrtare brenda pak ditësh.
Ish-sulmuesi i Italisë, krahas Kinës karrierë në Evropë ka bërë edhe te Southamptoni, Feyenoordi, Sampdoria, AZ Alkmaari, Cesena, Crotone, Lecce e Catania. Për Pellen ky është kthimi i tretë te Parma pasi ai ka luajtur për ekipin italian edhe në dy raste tjera. Parma këtë edicion po lufton për të mbetur në Serie A pasi zë vendin e parafundit në tabelë.