Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë – PEN ka organizuar diskutimin e hapur për ta shënuar Ditën Ndërkombëtare të Shëndetit Mendor, raporton EkonomiaOnline.
Temë diskutimi ishte shëndeti mendor tek burrat dhe te gratë gjatë tranzicionit në prind -prindër.
Luljetë Prekazi, psikologe tha se 25% e popullsisë në botë vuajnë nga çrregullimet mendore dhe shkaku kryesor është depresioni.
“Shëndeti mendor konsiderohet si gjendje mirëqenie ku individi a realizon veten si në punë dhe të kontribuojë në shoqëri. Çdo individ pa kufi në moshë apo gjini mund të preket nga çrregullimet mendore ku 25% e popullsisë në botë preke nga një nga format e çrregullimeve mendore. Shkaku kryesor i sëmundjeve është depresioni”, tha ajo.
Sipas saj njerëzit po maskojnë shqetësimin nga mos informimi dhe psikologu të perceptohet si një mjek familjar.
“Njerëzit kanë tendencë për të paragjykuar diçka që nuk e njohin prandaj gjithë kohës duhet të flitet për shëndetin mendor. Njerëzit e maskojnë shqetësimin nga mos informimi. Ne duhet ti bëjmë pyetje vetes tonë çdo mëngjes. Psikoterapia duhet të jetë linja e parë e trajtimit dhe që psikologu të perceptohet si një mjek familjarë. Kushdo nga ne që ballafaqohen me stresor të ndryshëm kanë nevojë të përballen me një psikoterapi pa dallim moshe”, tha ajo.
Ajo thotë se karakteristikë e çrregullimeve është frika se diçka mund të ndodhë
“Sa i përket ankthit më efikase është terapia biaverale. Ne duhet të kemi më shumë njohje rreth këtyre gjendjeve. Stresi mund të jetë të i brendshëm i jashtëm , social dhe familjar. Karakteristika e të gjitha çrregullimeve është frika sepse diçka do të ndodhë”, shtoi ajo.
Psikologia rekomandoi që të ushqyerit mirë aktivitet fizike ndihmojnë në përballimin e çrregullimeve mendore.
“Faktorët të cilët ndikojnë në çrregullimet mendore janë gjenetik , social ekonomik. Faktorët psikologjik social dhe ekonomik më shumë prekin burrat nëse çifti nuk ka marrëdhënie të mirë, por nëse çifti ka një relacion të shëndoshë atëherë e vuajnë të dytë njësoj. Disa nga këshillat që duhet të ndjekin burrat dhe gratë që të mos vuajnë nga çrregullimet, janë të ushqyerit e mirë , aktivitetet fizike , ecjet dhe një komunikim sa më i hapur”, tha ajo.