Pence e ka lavdëruar Malin e Zi për “guxim” ndaj “presionit rus”

Prishtinë | 02 Gus 2017 | 09:02 | Nga

Mike Pence gjatë darkës me liderët e Malit të Zi në Podgoricë Mike Pence gjatë darkës me liderët e Malit të Zi në Podgoricë.
Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, mbrëmë në Podgoricë i ka lavdëruar liderët e Malit të Zi për qëndrim ndaj “presionit rus”.

“Guximi juaj, veçanërisht në ballafaqim me presionin rus, e inspiron botën dhe unë ju lavdëroj për këtë”, tha Pence gjatë darkës me presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviq, dhe me liderët e tjerë të këtij vendi.

Mike Pence tha se udhëtimi i tij në këtë vend të vogël me 620 mijë banorë është “testament për faktin se Amerika nuk ka aleatë të vogël, por ka vetëm aleatë të fortë”.

Zyrtari i lartë amerikan arriti në Mal të Zi, që është anëtari më i ri i NATO-s, pas vizitës në Gjeorgji, ku ai e kritikoi “okupimin” e Rusisë të territorit gjeorgjian, prej luftës së shkurtër në vitin 2008.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme