Pence paralajmëron se amerikanët “nuk do të jenë të sigurt” nëse fiton Bideni

Prishtinë | 27 Gus 2020 | 08:37 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, ka paralajmëruar se dhuna do të përhapet në gjithë qytetet amerikane nëse Joe Biden fiton zgjedhjet presidenciale dhe Shtëpinë e Bardhë në muajin nëntor.

“E vërteta e hidhur është se ju nuk do të jeni të sigurt në Amerikën e Joe Bidenit”, tha zëvendësi i Presidentit Donald Trump në një fjalim kryesor në konventën republikane.

Pence e përshkroi ditën e votimit si një zgjedhje midis ligjit dhe rendit e paligjshmërisë.

Ai kritikoi ashpër Bidenin, kandidatin për president të Demokratëve.

Pence tha se “Joe Biden do të dyfishonte politikat që çojnë në rrugë të pasigurta dhe në dhunë në qytetet e SHBA-së”.

Për tre vjet e gjysmë, Mike Pence ka qenë njeriu më besnik i Donald Trumpit.

Të ngjashme