Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka thënë se i është mirënjohës Serbisë për ndihmën në vaksinim, ndërsa theksoi se Shkupi zyrtar nuk duhet të lobojë për pavarësinë e Kosovës.
“Serbia ka bërë gjithçka që është në fuqinë e saj për të na ndihmuar dhe ne dimë ta vlerësojmë atë gjest miqësor dhe nuk do ta harrojmë atë”, tha ai.
“Ne e njohëm Kosovën si shtet të pavarur në vitin 2008, kur shumica e partnerëve tanë strategjikë e bënë këtë, dhe që nga ajo kohë ne jemi angazhuar për ndërtimin e marrëdhënieve të mira me Kosovën, sepse në atë mënyrë ne jemi duke përmbushur interesat tona kombëtare”, tha Pendarovski, transmeton Gazeta Express.
Ai vlerësoi se Maqedonia e Veriut gjithashtu kontribuon në forcimin e bashkëpunimit rajonal, i cili është përparësia më e lartë e politikës së jashtme të Serbisë miqësore.
Penadarovski kujtoi se Maqedonia e Veriut bëri kompromise të vështira në mënyrë që të bëhet një anëtare e plotë e NATO-s dhe anëtare e ardhshme e Bashkimit Evropian.
“Anëtarësimi në BE është vendimtar për zhvillimin e përgjithshëm të të gjitha vendeve në rajon dhe ne nuk kemi asnjë alternativë reale për integrimin evropian”, përfundoi Pendarovski.