Presidenti i Maqedonisë Veriore Stevo Pendarovski, ka mbajtur një fjalim në Forumin Rajonal të të Rinjve që është mbajtur në Novi Sad.
Pendarovski ka folur lidhur me gjendjen e të rinjve të rajonit.
Me këtë rast kreu i shtetit të Maqedonisë Veriore është shprehur se po të mos ishte president edhe ai do ta braktiste vendin.
Ai shtoi se është e vështirë të mbijetohet me një pagë prej 400 eurosh, shkruan Alsat-M.