Ylli i Liverpoolit, Andy Robertson, e ka pranuar se pendohet që u përlesh me Lionel Messin në minutën e parë të ndeshjes së kthimit gjysmëfinale në sezonin e kaluar të Ligës së Kampionëve në Anfield.
Duke qenë se e kishin humbur 3:0 ndeshjen e parë në Camp Nou, të kuqtë u futen në fushën e vet në ndeshjen e kthimit me një qasje të egërsuar për ta përmbysur rezultatin.
Dhe kështu bënë, duke dalë fitimtar 4:0 në njërën prej netëve më madhështore në futbollin evropian.
Robertson dhe Fabinho bënë ndërhyrje ndaj sulmuesit argjentinas buzë zonës së Liverpoolit, dhe meqë loja kishte vazhduar pasi gjyqtari e kishte vlerësuar ndërhyrjen e tyre si të drejtë, mbrojtësi i majtë e kapi për flokëve dhe më pas e shtyu yllin e Barçës.
Por Robertson thotë te jetë penduar thellësisht për këtë sjellje.
“Kur i kujtoj këto gjëra, nuk pendohem për asgjë sepse ndiej sikur çdo gjë që të bën ky që je është përvojë”, tha 25-vjeçari Robertson.
“Por e kujtoj një moment me Messin si pendesën e vetme që e kam. Nuk më pëlqen ta shoh çfarë kam bërë. Kur e pashë çfarë kisha bërë, u zhgënjeva tej mase. Ta bësh atë ndaj lojtarit më të mirë që ka luajtur këtë lojë…”, shtoi ai.
“Pendohem për këtë. Sepse nuk jam i tillë si person. Nuk është personaliteti im. Ama atë natë ndodhën shumë gjëra”, përfundoi ai.