Festivali i filmit i Kanës do të hapet muajin tjetër nga çifti i famshëm i Hollywood, Penelope Cruz dhe Javier Bardem.
Aktorët, që kanë luajtur në filmin “Everybody Knows” të regjizorit iranian Asghar Farhadi.
Triller psikologjik në spanijsht gjithashtu do të konkurrojë edhe për Palme d’Or, hera e parë në gjashtë vite që filmi që hap fetivalin do të jetën në garën për çmimin kryesor.
Farhadi ka fituar çmimin Oskar dhe Golden Bear në Berlin në vitin 2011 me filmin “A Separation”, ai asnjëherë nuk ka marrë çmimin Palme d’Or. Gjithashtu me dy filmat e mëvonshëm “The Past” (2013) dhe “The Salesman” (2016), fitoi çmimin e skenarit më të mirë dhe çmimin e aktorit dhe aktores më të mirë.
Cruz dhe Bardem janë çifti ‘i artë’ i kinemasë spanjolle dhe kanë luajtur disa filma së bashku duke përfshirë “Loving Pablo” vitin e kaluar. Filmi do të publikohet në Francë më 9 maj, një ditë pas fillimit të festivalit 11-ditor.