Pengesa betoni do të vendosen përgjatë shtegut të biçikletave të Dardani, ka paralajmëruar kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Përmes një statusi në Facebook, ai u është referuar shkrimeve se si ky shteg është kthyer në shirit parkingu për vetura.
“Ju njoftojmë se puna ende nuk ka përfunduar. Përgjatë krejt shtegut do të vendosen pengesat e betonit që pamundësojnë parkimin e veturave. Përndryshe, është e vërtetë që çfarëdo hapësirë që ja u lejojmë veturave do të na e marrin”, ka shkruar ai.