Pengjet ishin rrëmbyer në Benin, më herët gjatë këtij muaji.
Katër pengje të huaja janë liruar nga forcat franceze në vendin e Afrikës Perëndimore të Burkina Fasas, thotë qeveria franceze.
Dy prej të liruarve ishin francezë, ndërsa dy të tjerët thuhej se ishin amerikanë dhe koreanë të Jugut.
Dy ushtarë francezë u vranë gjatë bastisjes së shpëtimit, raporton “Bbc”, transmeton lajmi.net.
Ata ishin rrëmbyer në vendin fqinj të Beninit më parë këtë muaj.