Pensionistët e Vitisë vlerësojnë me mirënjohje zv. ministrin Faruk Nura

Prishtinë | 09 Nën 2017 | 16:46 | Nga

Zv. Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike Faruk Nura ka pritë në zyrë përfaqësuesit e shoqatës së pensionistëve të Komunës së Vitisë të cilët i dhuruan një Mirënjohje.

“Përkrahja juaj nuk ishte vetëm morale, ju thatë se do të na ndihmoni dhe këtë e bëtë brenda një kohe të shkurtër. Ne, pensionistët e komunës, të jemi mirënjohës” – ka thënë kryetari I shoqatës Xhemajl Rrustemi. Ministri Nura ka falënderuar përfaqësuesit e shoqatës.

“Unë jam biri juaj, vij nga komuna juaj dhe si në luftë, si në paqe, do të mundohem të jem pranë jush, gjeneratave që dhatë shumë për brezin tim. Sikurse ne që po punojmë për brezin e fëmijëve tanë ashtu dhe ju punuat për ne – për këtë unë ju jam mirënjohës” – ka thënë me këtë rast, zv. Ministri Nura.

Javë më parë, zv. Nura u kishte premtuar pensionistëve të komunës së Vitisë se do t’ua rinovojë objektin e mbetur shkretë të Pensionistëve i cili ka përfunduar punimet këto ditë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme