Gledi Mici është pensionuar nga futbolli aktiv në moshën 35-vjeçare.
Mici luajti për shumë skuadra dhe fitoi disa tituj gjatë karrierës së tij, shkruan Indeksonline
Ai bëri plotë 534 paraqitje, shënoi tetë gola dhe bëri 34 asiste.
Mici ishte lojtari i parë shqiptar që ishte ftuar nga Kombëtarja e Kosovës, në atë kohë ishte trajner Bernard Challandes.
Sa luajti në Superligë, Mici fitoi dy tituj me Prishtinën: Kupën e Kosovës dhe Superkupën.
Ish-lojtari tani ka filluar një punë të re. Ai do të jetë në staf drejtues të Akademisë në Tirona Republic Football Academy.