Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se ka arritur moshën e pensionimit prokurorja e Departamentit për të Mitur, Zejnije Kela.
Më herët prokurorja Kela, ka ushtruar detyrën e prokurores në Prokurorinë Komunale në Mitrovicë, zëvendës/kryeprokurores në Prokurorinë Komunale në Mitrovicë, dhe prokurores në Prokurorinë e Qarkut në Mitrovicë.
Prokurorët dhe stafi administrativ i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë e falënderojnë znj. Zejnije Kela për punën dhe kontributin e dhënë në sistemin prokurorial të Republikës së Kosovës.