Robbie Keane i ka dhënë fund karrierës së tij si futbollist pasi është emëruar asistent i Mick McCarthyt te përfaqësuesja e Irlandës.
38-vjeçari filloi karrierën te Wolves në vitin 1997 dhe luajti për 11 klube, përfshirë Tottenhamin, Liverpoolin, Leedsin dhe LA Galaxy.
Për 737 ndeshje për klubet realizoi 325 gola dhe 68 të tjera i shënoi për Irlandën, duke u bërë golashënuesi më i mirë i Irlandës.